Ballina Sport Ancelotti mesazh tifozëve brazilianë

Ancelotti mesazh tifozëve brazilianë

75
0

“Sot dhimbja është e madhe. Por besimi në atë që po ndërtojmë mbetet i pandryshuar”, është mesazhi që trajneri Carlo Ancelotti i ka drejtuar të gjithë tifozëve të Brazilit pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Më tej, trajneri italian premton një rikthim në elitë, por gjithnjë përmes punës së përbashkët:

“Ne vazhdojmë të punojmë për ekipin tonë kombëtar. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazili!”

Brazili u eliminua nga Botërori pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë, duke mos shkuar dot as në fazën çerekfinale. Një skuadër që humbi shumë nga identiteti I saj, por mungesa e talenteve duket se ndikoi në këtë rezultat.

Mësohet se Ancelotti është ende në Amerikë edhe për 2-3 ditë dhe më pas do të nisë pushimet, për të përgatitur rikthimin në stol. Ndërsa e gjithë skuadra ka marrë pushimet menjëherë pas eliminimit.