Vajza e aktores Nicole Kidman dhe këngëtarit Keith Urban, Sunday Rose Kidman-Urban, ka tërhequr sërish vëmendjen në Javën e Modës në Paris, duke ecur në pasarelën e markës prestigjioze Dior.
17-vjeçarja u shfaq me vetëbesim në prezantimin e koleksionit vjeshtë/dimër 2026, vetëm pak ditë para ditëlindjes së saj të 18-të. Kjo ishte paraqitja e saj e dytë radhazi për Dior, duke dëshmuar se po konsolidon vendin e saj në botën e modës.
Paraqitja e saj vjen pasi muajt e fundit ishte përballur me komente kritike në rrjetet sociale, ku disa përdorues kishin vënë në dyshim aftësitë e saj si modele dhe kishin ironizuar ecjen e saj në pasarelë.
Megjithatë, Sunday Rose duket se i ka lënë pas këto reagime, duke vazhduar bashkëpunimin me një nga shtëpitë më të njohura të modës në botë.
Që nga debutimi i saj në pasarelë në vitin 2024, ajo ka qenë pjesë e disa sfilatave të rëndësishme dhe po konsiderohet si një nga emrat e rinj më premtues të brezit të ri të modeleve me prejardhje nga familje të famshme.






