Ballina Lifestyle Të shtëna me armë në një makinë, influencuesja 21-vjeçare humb jetën pas...

Të shtëna me armë në një makinë, influencuesja 21-vjeçare humb jetën pas sulmit

93
0

Influencuesja amerikane Brianna Johnson, e njohur në rrjetet sociale si DreamDoll Brii, ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në shtetin e Floridës.

Sipas raportimit të TMZ, 21-vjeçarja po udhëtonte me një Lamborghini Urus të gjelbër në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur papritur u dëgjuan të shtëna, transmeton Indeksonline.Sipas policisë, Johnson ndodhej në automjet së bashku me dy persona të tjerë.

Rreth orës 05:30, një makinë e bardhë iu afrua në anën e shoferit të Lamborghini-t dhe, pak çaste më vonë, nga ajo makinë u hap zjarr.

Pas të shtënave, Lamborghini vazhdoi rrugën edhe për rreth një bllok banesash para se të përfshihej në një aksident.

Policia u alarmua nga një sistem automatik për zbulimin e të shtënave dhe e gjeti automjetin e dëmtuar në vendin e aksidentit.

Të tre personat që ndodheshin në automjet u dërguan në gjendje kritike në spital. Më vonë, policia konfirmoi se Brianna Johnson kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Dy personat e tjerë mbetën të plagosur.