Ballina Aktualitet The News: Trump e lë shefin e NATO-s Mark Rutte të skuqur,...

The News: Trump e lë shefin e NATO-s Mark Rutte të skuqur, për shkak të këpucëve të kryeministrit të Shqipërisë

102
0

Mediat sociale patën një ditë të mbarë duke tallur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pasi përpjekja e tij për të marrë një reagim nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për shkak të këpucëve të kryeministrit shqiptar Edi Rama dështoi para kameras.

Sipas raportimit të The News, ngjarja ndodhi para kamerave gjatë një fotografie zyrtare, ku Trump, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqës të tjerë ishin mbledhur për foton në grup.

The News shkruan se, përpara se të bëhej fotografia, Rutte u përpoq t’ia tërhiqte vëmendjen Trumpit te këpucët e Ramës. Në fillim, Trump nuk reagoi pavarësisht se u shty nga shefi i NATO-s. Por kur më në fund uli shikimin, shprehja e tij e qetë dhe serioze e la Rutten të turpëruar dukshëm.

Videoja e episodit u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, me përdoruesit që talleshin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Trump ka qenë i zëshëm në kritikat ndaj NATO-s për mosmbështetjen e luftës së tij kundër Iranit.