Ballina Sport Mbappe shpallet “më i urryeri” i vitit në Paraguai, portreti i tij...

Mbappe shpallet “më i urryeri” i vitit në Paraguai, portreti i tij digjet gjatë festës tradicionale të San Juan

76
0

Sulmuesi francez Kylian Mbappe u bë figura qendrore e festimeve tradicionale të San Juan në Paraguai, ku portreti i tij u dogj publikisht si simbol i personit “më të urryer” të vitit, sipas një zakoni të vjetër vendas. Tradita e festivalit të San Juan parashikon djegien e shëmbëlltyrave të personazheve që gjatë vitit janë konsideruar kontraversë ose kanë ngjallur reagime të forta në opinionin publik. Këtë vit, pjesëmarrësit zgjodhën Mbappen si figurën kryesore të kësaj ceremonie.

Tensionet ndaj kapitenit të Francës u rritën pas eliminimit të Paraguait nga Kupa e Botës 2026. Ndeshja e zhvilluar në Filadelfia u vendos nga një penallti e realizuar nga Mbappe, që i dha Francës fitoren 1-0 dhe kualifikimin në çerekfinale.

Pas ndeshjes, senatorja paraguajane Celeste Amarilla, anëtare e Partisë Radikale Liberale, publikoi në rrjetin social X një seri komentesh me përmbajtje raciste ndaj futbollistit. Ajo e quajti Mbappen një “kamerunas kolonial” që përpiqet të paraqitet si francez, e ofendoi me terma denigrues dhe madje deklaroi se futbollistët e Paraguait duhej ta godisnin me shuplakë pas ndeshjes.

Mbappe reagoi ndaj sulmeve, duke i dënuar komentet raciste dhe duke mbrojtur identitetin e tij, si dhe vendin që ka fituar në sport dhe në shoqëri. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa djegia e portretit të yllit francez gjatë festivalit tradicional ka rikthyer debatin mbi kufirin mes traditës popullore, rivalitetit sportiv dhe gjuhës së urrejtjes.