Ballina Kronika FOTO/ Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër

FOTO/ Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër

105
0

Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00, në zonën e unazës lindore të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, në oborrin e banesës së familjes.

Pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë ndërhyrë duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa arma e krimit është sekuestruar si provë materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në krimin e rëndë, ndërsa deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes.