Ballina Sport Klubi nuk lejon futbollistin e Belgjikës të luajë sot kundër Spanjës

Klubi nuk lejon futbollistin e Belgjikës të luajë sot kundër Spanjës

74
0

Skuadra e Belgjikës do të përballet sot me një mungesë të papritur në radhët e saj, pasi një lojtar nuk lejohet të aktivizohet nga klubi i tij në ndeshjen kundër Spanjës që munë të sigurojë praninë në gjysmëfinalet e turneut.

Ka qenë vetë Federata Belge ajo e cila ka bërë të ditur se mbrojtësi Zeno Debast, nuk do të jetë në gatishmëri për duelin e sotëm për shkak të kërkesës së klubit të tij, Sporting Lisbonë. Klubi në fjalë ka paraqitur një raportë mjekësore që thekson se futbollisti është i dëmtuar, edhe pse mjekët e përfaqësueses së Belgjikës i shohin gjërat ndryshe.

“Zeno Debast nuk do të jetë në dispozicion për çerekfinalet. Klubi i tij, Sporting, e ka informuar lojtarin se ai është i papërshtatshëm nga ana mjekësore për të luajtur. Ky vlerësim ndryshon nga ai i ekipit tonë mjekësor, si dhe i organeve mjekësore dhe të sigurimeve të FIFA-s”, shkruante Federata Belge.

Debast vuajti një dëmtim në ije ndërsa luante për Sporting dhe e nisi grumbullimin i dëmtuar, ndërsa nuk ka luajtur ende asnjë minutë në këtë Botëror. Për momentin, situata është plotësisht e ngrirë, por pritet që të zhvillohet një tjetër mbledhje mes palëve para fillimit të ndeshjes, për të përcaktuar nëse do të respektohet apo jo urdhri i mjekut të Sporting Lisbonës.