Ballina Bota Festimet kthehen në tragjedi në Bahamas/ 10 të vdekur pas rrëzimit të...

Festimet kthehen në tragjedi në Bahamas/ 10 të vdekur pas rrëzimit të avionit, mes tyre dyshohen edhe anëtarët e një grupi muzikor

79
0

Një aeroplan i vogël u rrëzua në Bahamas, duke lënë të vdekur 10 persona.

Qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht fluturimet e linjës ajrore, ndërsa aksidenti tragjik ndodhi në Androsin Verior, në ujërat në perëndim të Nassau-t, kryeqytetit të arkipelagut.

Kryeministri i Bahamasit, Philip Brave Davis, fillimisht deklaroi se një person kishte mbijetuar, por më vonë konfirmoi në një konferencë për shtyp se kishte vdekur nga plagët e marra.

Viktimat ende nuk janë identifikuar publikisht.

“Jemi mbledhur këtu nën një re pikëllimi të madh”, tha ai, duke vënë në dukje se popullsia po festonte 53-vjetorin e pavarësisë së Bahamas.

“Është bërë një ditë zie. Çdo familjeje që ka marrë lajmin shkatërrues se një i dashur nuk do të kthehet kurrë në shtëpi, u shprehim ngushëllimet tona më të thella”, shtoi ai.

Ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar një listë emrash, por dyshohet se në bord mund të kenë qenë anëtarë të Da Pond Band, një grup muzikor.