Ballina Kronika Rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese në afërsi të bregut, 10...

Rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese në afërsi të bregut, 10 milionë lekë gjobë për dy të rinjtë

90
0

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe DVP Fier, kanë evidentuar drejtuesin e një mjeti lundrues tip Jet Ski, i cili kishte lundruar në afërsi të bregut, në plazhin e Semanit, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. D., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj, si dhe me bllokimin administrativ të mjetit lundrues.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në sektor, në vendin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, konstatuan një mjet lundrues tip gomone, që lëvizte në mënyrë të paligjshme në zonën e plazhit, pranë pushuesve.

Mjeti drejtohej nga shtetasi austriak J. H. Nga verifikimet rezultoi se ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës të mjetit lundrues.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij u vendos masë administrative në vlerën 510.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi administrativ i mjetit lundrues.

Policia e Shtetit apelon sërish ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to, të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, duke theksuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkelësi, me qëllim garantimin e jetës dhe sigurisë së pushuesve.