Supermodelja Gigi Hadid ka tërhequr vëmendjen pasi publikoi një album fotografish në Instagram nga udhëtimi i saj i fundit në Paris, ku ndau momente nga puna dhe koha e lirë gjatë Javës së Modës Haute Couture.
Në mesin e fotografive ishte edhe një selfie para pasqyrës, ku Gigi u shfaq me një reçipetë sportive dhe pantallona sportive të ulura lehtësisht në bel, duke vënë në pah barkun e tonifikuar dhe fizikun e saj atletik. Pamja u komentua menjëherë nga fansat në rrjetet sociale, shkruan The Sun.
Modelja zgjodhi një stil natyral, pa grim të theksuar dhe me flokët e kapur bisht, ndërsa postimin e shoqëroi me mbishkrimin “joy + jetlag”, duke iu referuar udhëtimit të saj të ngarkuar mes eventeve në kryeqytetin francez.
Gjatë qëndrimit në Paris, Gigi mori pjesë edhe në Javën e Modës Haute Couture, ku u rikthye në pasarelë për sfilatën e Balenciaga, duke shënuar paraqitjen e saj të parë në një sfilatë pas pesë muajsh. Performanca e saj u vlerësua nga publiku dhe kritikët e modës.
Albumi i fotografive përfshinte edhe pamje nga rrugët e Parisit, monumente ikonike dhe momente relaksi, ndërsa fansat vunë re gjithashtu një fotografi të rrallë me partnerin e saj, Bradley Cooper.
Komentet pozitive nuk munguan, me ndjekës që komplimentuan elegancën dhe stilin e modeles, duke e cilësuar një nga figurat më me ndikim në industrinë ndërkombëtare të modës.
Me kombinimin e projekteve profesionale dhe momenteve personale të ndara me publikun, Gigi Hadid vazhdon të mbetet një nga modelet më të ndjekura dhe më të komentuara në botën e modës.







