Ballina Ekonomia Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro...

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, zbulohen 770 mijë euro detyrime

79
0

Administrata Tatimore po intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri dhe të ardhura të larta, të cilët konsiderohen me rrezik të shtuar për mosdeklarimin e të ardhurave dhe detyrimeve tatimore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë kontrolluar 129 individë gjatë periudhës nga viti 2025 deri më 30 qershor 2026.

Nga auditimet e kryera janë konstatuar gjetje me një vlerë totale prej 770 mijë eurosh. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2026 janë nisur 144 kontrolle të reja, të cilat ndodhen në faza të ndryshme të procesit të auditimit.

Administrata Tatimore synon të përfundojë gjithsej 200 auditime ndaj individëve me pasuri të larta deri më 31 dhjetor 2026. Kontrollet përqendrohen te rastet ku evidentohen mospërputhje ndërmjet pasurisë, shpenzimeve dhe të ardhurave të deklaruara. Kjo është hera e parë që Tatimet vënë në fokus individët me të ardhura të larta.