Ballina Aktualitet Revolta/ Protesta në ditën e 42-të, sot bashkohen edhe nga diaspora: Jep...

Revolta/ Protesta në ditën e 42-të, sot bashkohen edhe nga diaspora: Jep dorëheqjen, Ju erdhi fundi!

80
0

Protesta kombëtare kundër qeverisë dhe Kastës politike të korruptuar të Tranzicionit, vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e saj të 42-të. Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh kanë shprehur mbështetjen për këtë kauzë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, por edhe sloganet tashmë popullore, “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi Fundi”, etj.. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës. Marshimi kaloi edhe në Rrugën e Kavajës, ndërsa protestuesit u ndalën për disa minuta në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit hodhën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan ndryshime politike duke mos harruar të shënjestrojnë si çdo ditë, edhe “Opozitën e shitur”. Edhe këtë të shtunë, protesta pritet të jetë e nadhe dhe entuziaste, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe përfaqësuesve të diasporës.