Ballina Aktualitet “Rama do të na vdesë me zor”/ E moshuara me tone të...

“Rama do të na vdesë me zor”/ E moshuara me tone të forta: Kanye West-it i jep miliona, ne jemi me ujë me orar

66
0

Mes qytetarëve të mbledhur në Sheshin “Skënderbej” në ditën e 43-të të revoltës masive, ka spikatur dëshmia e fortë e një të moshuare.

Mes revoltës për varfërinë e skajshme, ajo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron miliona euro për luks e koncerte, ndërsa popullin po e lihet pa bukë e pa ujë.

E moshuara ka hedhur poshtë propagandën e qeverisë për ujin e pijshëm, duke treguar realitetin e hidhur me të cilin përballen çdo ditë pensionistët shqiptarë, ndërsa ka komentuar edhe bonusin e fundit.

“Neve kemi ujë me orar. Rama tha kemi ujë të pijshëm, por nuk kemi. Vetë shteti mban përgjegjësi. Me zor duan të na vdesin neve, por nuk vdesim!

Qeveria dha bonus 5000 lekë për pensionistët? Këtë e dha në këtë moment që të na bëjë qejfin, që mos të dalim në protesta! Rama është një njeri që nuk i do shqiptarët, nuk e do këtë vend,” deklaroi ajo e revoltuar.

Më tej, e moshuara u ndal te skandali i fundit i financimit të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke ngritur pyetjen se ku i gjen qeveria paratë për të paguar shuma marramendëse, kur për popullin thotë se nuk ka buxhet.

“Ky këngëtari që erdhi këtu, Kanye West, u pagua gjithë ato lekë. Janë paguar 3 mijë punëtorë që ngritën atë stadiumin, ku shkojnë gjithë këto para që paguhen? Ku i gjen ai? Për ata i ka lekët ai, ndërsa për këtë popull që vuan nuk ka!” përfundoi mes emocionesh e moshuara.