Ballina Aktualitet “Taulant Balla të mos na fotografojë kur ikim”/ I riu sfidon hapur...

“Taulant Balla të mos na fotografojë kur ikim”/ I riu sfidon hapur qeverinë: Do shkojmë te Kryeministria, botërori…

100
0

Revolta e ditës së 43-të në Sheshin “Skënderbej” ka sjellë mesazhe mjaft të forta dhe plot adrenalinë nga rinia pjesëmarrëse. Një prej të rinjve të pranishëm në protestë ka marrë mikrofonin për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për të treguar se për ta nuk ka prioritet më të madh sesa e ardhmja e vendit.

I riu deklaroi me vendosmëri se marshimi i qytetarëve do të zhvendoset përpara selisë së qeverisë, duke paralajmëruar ministrin që të mos përdorë propagandën me foto të qëllimshme.

“Shqiptarët janë këtu, do jemi edhe te Kryeministria! Taulant Balla aty të na shohë, të mos kapë foto kur jemi duke ikur, por kur jemi aty në kulmin tonë,” u shpreh ai i revoltuar.

Më tej, duke iu referuar vëmendjes që shpesh merr sporti apo eventet e tjera argëtuese për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik, i riu bëri një krahasim goditës që ka elektrizuar turmën.

“Botërori ynë është këtu në shesh në protestë, jo futbolli. Ky është botërori ynë, beteja për vendin tonë,” përfundoi ai me tone të forta vendosmërie.