Ballina Sport Tronditet basketbolli amerikan/ Keanu Rochford qëllohet për vdekje gjatë një turneu në...

Tronditet basketbolli amerikan/ Keanu Rochford qëllohet për vdekje gjatë një turneu në Harlem

64
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e basketbollit në Shtetet e Bashkuara. Ish-basketbollisti amerikan Keanu Rochford është vrarë me armë zjarri gjatë një turneu basketbolli në natyrë në Harlem të Nju Jorkut.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Rochford u plagos rëndë pasi u qëllua gjatë një incidenti që tashmë është nën hetimin e autoriteteve policore. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Vrasja e veteranit të basketbollit ka shkaktuar tronditje te sportdashësit dhe komuniteti ku ai ishte i njohur për kontributin e tij në këtë sport.

Policia e Nju Jorkut vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës për sulmin fatal. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera mbi motivin apo autorët e dyshuar.