Ballina Rajoni Tentativë përdhunimi në një qendër tregtare në Greqi/ Arrestohet 19-vjeçari

Tentativë përdhunimi në një qendër tregtare në Greqi/ Arrestohet 19-vjeçari

77
0

Një 19-vjeçar me origjinë egjiptiane është arrestuar nga policia greke pasi është denoncuar për tentativë përdhunimi ndaj një 14-vjeçare në një qendër tregtare në zonën e Maroussit, në Greqi.

Sipas dëshmisë së vajzës së mitur, ajo u përball me të riun brenda ambienteve të qendrës tregtare, ndërsa pas incidentit arriti ta shtynte dhe të largohej me vrap.

Më pas, e mitur iu drejtua oficerëve të ekipit DIAS, të cilët ndodheshin në hyrje të qendrës tregtare, dhe u raportoi ngjarjen. Policia reagoi menjëherë dhe nisi ndjekjen në këmbë të të dyshuarit.

I riu u ndalua në parkingun e ndërtesës nga efektivët e policisë dhe pas arrestimit u shoqërua në Stacionin Policor të Amaroussi-t.

Ndaj 19-vjeçarit është ngritur një kallëzim penal për tentativë përdhunimi, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.