Ballina Kronika Gjendet trupi i Erkin Likës në lumin Mat, humbi jetën gjatë ngjitjes...

Gjendet trupi i Erkin Likës në lumin Mat, humbi jetën gjatë ngjitjes me litar në Urën e Vashës

77
0

Është gjetur në ujërat e lumit Mat trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën teksa po kryente ngjitje me litar pranë Urës së Vashës, në Klos. Trupi u nxor nga polumbarët pas operacionit të kërkim-shpëtimit.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur 33-vjeçari dyshohet se ra në një gropë thithëse në lumin Mat gjatë aktivitetit. Menjëherë pas alarmit, në zonë u angazhuan forca të shumta kërkimi, përfshirë polumbarët, të cilët bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të tij.

Erkin Lika ishte pjesë e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe një nga themeluesit e Shoqatës Speleologjike Shqiptare, i njohur për angazhimin e tij në aktivitetet e alpinizmit dhe eksplorimit.