Ballina Politika “Krisja” mes Spiropalit dhe Partisë Socialiste/ Ja çfarë thotë Marjana Koçeku

“Krisja” mes Spiropalit dhe Partisë Socialiste/ Ja çfarë thotë Marjana Koçeku

59
0

Në një intervistë televizive, deputetja Marjana Koçeku ka komentuar edhe reagimet e koleges socialiste Elisa Spiropali. Sipas “Neomalësores”, është në të mirë të qeverisë apo të çdo subjekti politik që të ketë sa më shumë zëra dhe mendime ndryshe brenda grupit. Më ej, ajo shtoi se mbështet këdo në shprehjen e qëndrimeve të veta.

Pa ashtu, ajo zbuloi se ka patur anëtarë të tjerë brenda Partisë Socialiste që e kanë përgëzuar privatisht për vendimin e largimit nga kjo forcë politike, megjithatë nuk përmendi emra.

“Unë kam ndjekur nëpëmrjet mediave reagimet e bëra së fundmi nga Spiropali. Çdo kush ka të drejtë të shprehë qëndrimet e veta. Është mirë për çdo qeveri apo subjekt politik që të ketë sa më shumë zëra dhe mendime të ndryshme brenda. Ka patur kolegë të PS që më kanë mbështetur privatisht dhe më kanë përgëzuar për atë vendim.

Kam patur komunikime nga subjekte të tjera nëse jam mirë po asnjë komunikim për tu angazhuar me asnjë parti tjetër. Unë inkurajoj çdo deputet që të qëndrojë për atë që beson. Të përfaqësojë sa më denjësisht interesin kombëtar dhe qytetarët që ve kanë votuar.“– tha ajo.