Ballina Europë Disa të vdekur nga zjarri në Bruksel, thonë autoritetet

Disa të vdekur nga zjarri në Bruksel, thonë autoritetet

62
0

Disa njerëz e kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një kantier ndërtimi në Bruksel të martën, ndërsa kërkimet për gjashtë persona të zhdukur po vazhdojnë, njoftuan autoritetet vendase.

Një numër i papërcaktuar trupash u gjetën në njërin prej dy ashensorëve të projektit të madh të rinovimit në sheshin qendror “Place de Brouckere”, ku zjarri shpërtheu herët të martën, tha një zëdhënës i inspektoratit të punës në kryeqytetin belg.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur u përkasin të gjashtë punëtorëve të raportuar si të zhdukur.

Brigada e zjarrfikësve bëri të ditur se në çastin e shpërthimit të zjarrit në kantier ndodheshin më shumë se 200 punëtorë. Tre njerëz janë dërguar në spital pas zjarrit, tha ajo.