Ballina Sport Penalltia e fituar nga Yamal ndaj Francës, ish-gjyqtarët e FIFA-s shpjegojnë polemikat

Penalltia e fituar nga Yamal ndaj Francës, ish-gjyqtarët e FIFA-s shpjegojnë polemikat

85
0

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Spanjës ka bërë të shpërthejë debati në rrjetet sociale për penalltinë që u akordua për iberikët në pjesën e parë të ndeshjes, kur Digne goditi Lamine Yamal në zonë.

Futbollisti i Spanjës goditi topin me bërryl ndërsa merrte goditjen nga lojtari i Spanjës, por sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar francez, Said Enxhimi, vendimi i kryesorit Ivan Barton ishte i justifikuar.

“Lamine Yamal kthehet nga frika se mos goditet në fytyrë nga topi dhe nuk e zgjat krahun artificialisht. Pozicioni i tij është natyral dhe krahu i tij është afër trupit të tij”, tha ai për “L’Equipe”.

Edhe Bruno Derrien, një tjetër ish-gjyqtar ndërkombëtar francez, ishte i të njëjtit mendim. “Krahu afër trupit të tij, pa rritje në sipërfaqen e tij”, ishte reagimi i tij për gazetën franceze.