Ballina Aktualitet Krimi në sallën e gjyqit/ Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për...

Krimi në sallën e gjyqit/ Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

67
0

Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi i prokurorisë së Tiranës u mor për shkak se nevojiten edhe disa veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë avokati i autorit Elvis Shkambit nëpërmjet një reagimi ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë.

Avokati pretendon se nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme që e mbështet këtë propozim në kushtet ku nuk ka një vendim përfundimtar fajësie. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në 6 tetor të vitit 2025, menjëherë pasi shpalli një vendim për ccështje pronësie mes dy palëve në proces.

Ai humbi jetën gjatë transportimit në spitalin Universitar të Traumës, ndërsa ngjarje është konsideruar si një nga më të rëndat, të ndodhura të pakten dy dekadat e fundit.

Prokuroria e Tiranës zbardhi ngjarjen, duke dalë në konkluzionin se Elvis Shkambi autori i dyshuar i vrasjes së bashku me xhaxhanë e tij Gjon Shkambi dhe Ragip e Ervis Kurtaj pala tjetër në proces, hynë në sallën numër 3 të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm për të dëgjuar vendimin.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistolete, dhe ka qëlluar disa herë në drejtim te gjyqtarit Astrit Kalaja.

Pas këtij veprimi Shkambi i drejtoi pistoletën Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, të cilët tentuan te dilnin nga salla, dhe qëllon një herë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku Ervis Kurtaj mbeti i dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa shtetasi Ragip Kurtaj i demtuar në pjesën e brinjëve në krahun e majtë.

Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor asokohe sekuestroi armën e zjarrit, pistolete me mbishkrimin “Ëelt Ëaffen Ë. Germany, Cal.765 mm, Broëning”, më të cilën Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer vrasjen.

Ndërsa në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, u gjet automjeti i markës “Mercedez Benz, me traga AA900AA, në pronësi të Gjon Shkambi, ku gjate kqyrjës dhe kontrollit të këtij automjeti, janë gjetur dhe sekuestruar në 31 cope fisheke te kalibrit 9 mm, ne dukje fisheke manover.

Këto prova materiale janë në duart e organit të akuzës, që tashmë ka afat deri në muajin tetor kur mbuhet 1 vit nga vrasja, të zbardhi të gjithë dinamikën. Elvis dhe Gjon Shkambi mbahen të dy në qeli me masë shtrënguese “arrest në burg”.