Ballina Politika PD bojkot, PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen edhe rezolutat...

PD bojkot, PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen edhe rezolutat për punën e 10 institucioneve

61
0

Pas 5 orësh seancë plenare, Partia Socialiste po votoi e vetme rendin e ditës, pasi PD dhe PL e bojkotuan seancën plenare. Me votat e mazhorancës u miratuan një sërë projektligjesh, kryesisht në sektorin e bujqësisë, si edhe zhvillimi i Censit që nis në tetor. Siç e paralajmëroi në seancë, deputeti socialist Erion Braçe bashkë me Erald Kaprin votoi kundër ligjit “për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si edhe abstenoi disa ndryshime në ligjin për librin.

Po ashtu, u miratuan edhe rezolutat për vlerësimin e punës së 10 institucioneve, nga KQZ, Banka e Shqipërisë, ILDKPI, AMF, INSTAT, AKEP, RTSH, AMA.

Votimi në seancë plenare

-Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”- 77 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për censin e bujqësisë”- 78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016 “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”-78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”-76 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër (Erion Braçe dhe Erald Kapri)

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”.- 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025″- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”- 78 vota pro, 1 abstenim (Erion Braçe), 2 kundër (Erald Kapri dhe Redi Muçi)
Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″- 79 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”-77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025″- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”- 77 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”-77 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”- 77 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”-78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”- Argita Frashëri, 76 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër