Ballina Aktualitet 47 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Çdo gjë kundër popullit,...

47 ditë revoltë, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Çdo gjë kundër popullit, asgjë nuk funksionon këtu!

71
0

Ka nisur sot dita e 47-të e revoltës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Protestuesit e parë kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, përpara se të nisin marshimin e tyre të paralajmëruar drejt selisë së Kryeministrisë.

Në mesin e qytetarëve të shumtë që kanë dalë në shesh për të ngritur zërin, një i moshuar ka shprehur zhgënjimin e madh me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. Ai ka denoncuar rrogat e ulëta dhe situatën e rënduar në sistemin shëndetësor.

“Çdo gjë është kundër popullit. Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën, asgjë nuk shkon në këtë vend, nuk po shohim asgjë të mirë,” u shpreh i moshuari i revoltuar.

Protesta pritet të vijojë me marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa qytetarët kërkojnë reagim dhe ndryshim të menjëhershëm nga ana e qeverisë.