Ballina Sport Dinamo kualifikohet dhe mbush arkën

Dinamo kualifikohet dhe mbush arkën

65
0

Dinamo ka eliminuar Astanën me rezultatin e përgjithshëm 4 me 2 në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Një kualifikim i jashtëzakonshëm për Ilir Dajën dhe të besuarit e tij, që u arrit në transfertë.

Me llogari të thjeshta, edhe nëse Dinamo nuk kalon asnjë tur tjetër, tashmë ka siguruar 700 mijë euro.

Në anën tjetër dinamovitët mësojnë sot rivalin në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ekipi i trajneri Daja do të sfidojë humbësin e çiftit Alumini-Sherif Tiraspol. Sfidë e cila luhet në kuadër të turit të parë të Ligës së Europës.

Dinamo po funksionon si duhet prej dy sezonesh. Në edicionin e kaluar kujtojmë se shkoi deri në fazën “play off” të Ligës së Konferencë.