Ballina Politika “Raporti i KE damkosi Ramën”, Berisha: Balluku është bërë jo vetëm çështje...

“Raporti i KE damkosi Ramën”, Berisha: Balluku është bërë jo vetëm çështje e shqiptarëve, por edhe e BE-së

73
0

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se çështja e Belinda Ballukut, pas raportit të fundit të KE-së, që damkosi qeverinë shqiptare, është bërë tashmë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e BE-së.

Në komunikimin e përjavshëm me ndjekësit në rrjetin social, ai foli për aktualitetin politik, zgjedhjet në PD dhe jo vetëm.

“Narkodiktatorit të Tiranës, Ramës, po i del boja në të katra anët e botës. Media, anembanë, e në veçanti muajt e fundit, kanë portretizuar Ramën ashtu siç është, narkodiktator, njeri i tmerrshëm, avokat i tmerrshëm i krimit të tij dhe njerëzve. Një raport tjetër vjen nga KE, mediat e lira e drejtësinë, damkos Edi Ramën dhe regjimin e tij në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha mes të tjerash.

Duke iu referuar çështjes së ish-zv/kryeministres balluku, ai tha se Rama presionoi institucionet dhe drejtësinë për ta mbrojtur, por BE e damkosi regjimin e tij, që tashmë është plagosur.

“Mbrojtjen që i bëri ai Lubi Ballukut me emër, sulmeve ndaj drejtësisë nga Edi Rama, presionin ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. Lubi Balluku është bërë jo vetëm çështje e Shqiptarëve, por edhe e BE-së. Qëndrimi i tij ndaj mediave damkoset. Të gjitha këto janë dëshmi e plagosjes përfundimtare të Ramës dhe regjimit të tij”, u shpreh Berisha.