Ballina Politika PS “dorëzohet” para SPAK, Rama nis kërkimin për kandidaturën që do të...

PS “dorëzohet” para SPAK, Rama nis kërkimin për kandidaturën që do të zëvendësoj Sakon e Durrësit, rikthehet Gjushi me Ronin, emrat më të përfolur

875
0

Burime nga PS kanë bërë të ditur se Emirjana Sako mund të mos jetë kandidate për kreun e Bashkisë Durrës, që drejtohet që nga viti 2000, nga socialistët. Burimi që u shpreh për bulevardnews thotë se Rama ka nisur të kërkoj emrin për ta kandiduar për bashkinë Durrës, gjë e cila duket se do të rikthejë përsëri në lojë Vangjush Dakon, tashmë i pastër si akullorja, pasi ka kryer dënimin dhe mund të jetë drejtues politik de facto i fushatës, aq më shumë që ai është njeriu më i inetresuar për të mbuluar skandalet në drejtimin e bashkisë për tre mandate.

Largimi i Dakos nga bashkia që ja dhuroi si fitore Lefter Koka në 2007 dhe më pas u masakrua nga kulisat e Dakos që për politikën e Ramës u kthye si “messi” për Durrësin, arrestimi i tij dhe dënimi për një gjë fare ordinere për ta shpëtuar nga dhjetra skandale të tjera që flenë në SPAK, Veliera e para që gllabëruar miliona, e ka detyruar Dakon këto ditë që ti rikthehet shtratit  politik që e ka ndarë sa herë ka qenë në vështirësi, aq më shumë që nuk e ka frikën e Lefter Kokës.

Burimet nga PS thanë se Sako ka zhgënjyer shumë jo vetëm Ramën po edhe grupet kriminale  me të ciët është lidhur. Sako është thërritur disa herë në SPAk dhe ajo vetë ka pranuar se nuk është thërritur për funksionin që mban. Deklaratë zyrtare sapo ka dalë nga dera. Por ndërkohë SPAK ka dy pozicione hetimi, ose funksionin që mban ose lidhjen me grupe kriminale. Përjashtimi i së parës nga vetë ajo e con në kompetecën tjetër që ka SPAK: bashkëpunimi me grupet kriminale.

Sako në fakt nuk ka qenë vetëm kryetare bashkie, po edhe drejtuese politike dhe ajo që po del në pah kohët e fundit është se disa emërime të saj për fushatë, kanë përfunduar kazinove ose vjedhjes së pronave.

Burimi për Bulevard tha se Dako ka njisuyr takime intensive për të marrë një mendim se cfarë mund të ndodh në rast të një kandidmi të mundshën të Sakos. Po sipas të njëtit burim, Sako figuron një dështim  dhe shumë prej socialistëve nuk kanë besim se ajo mund të përballojë një garë të dytë (jo debate se vetëm me rojën i fiton), kur për garën e parë nuk munguan edhe teoritë e konspiracionit që ajo kontrollonte opozitën dhe kandidatin e saj, duke e paguar për tu bërë deputet, gjë e cila është mohuar nga vetë nga kandidati I pyetur nga bulevard .

Ndërkohë që vetë kryeministri që nuk është se ka ndonjë prefrencë për Sakon apo “sakot”, por thjeshtë i njeh si  emra të përcjellë nga Dako për të mbuluar skandalet e tij dhe për t’i shërbyer grupeve kriminale në procesin zgjedhor. Rizgjimi i Dakos që mbledh njerëzit në lokalin me qira të një drejtori, që duket si vend krimi,  ka vënë në panik jo vetëm atë, po edhe PS që sipas burimit edhe në PS shumë nga njerëzit me kontribut nuk e duan.

Por duket se të gjithë këtë situatë e bën edhe më serioze informacioni se SPAK ka nisur seriozisht hetimin e  disa dosjeve te Sakos dhe pritet që në shtator ajo të nisë rrugëtimin në dyert e institucionit SPAK, me avokat me vete, që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare po edhe besim te qytetarët. Aktualisht Sako ka vetëm akuza që janë ngritur nga opozita dhe media, akuzat duken që nuk kanë shumë nevojë për koment kur ato i rendit. Ajo akuzohet se:

2020

Kritika për administrimin e procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019, veçanërisht për ritmin e punimeve dhe transparencën.

2021

Akuza politike për:

vonesa në dorëzimin e banesave të rindërtimit;

mungesë transparence në tenderët e rindërtimit;

administrimin e fondeve publike për projektet e rindërtimit.

2022

Debat publik mbi:

menaxhimin e infrastrukturës urbane;

përmbytjet sezonale në Durrës;

investimet në kanalizime dhe kullim.

Opozita ngriti akuza për keqmenaxhim të investimeve publike.

2023

Gjatë zgjedhjeve vendore u depozituan disa denoncime në KQZ lidhur me:

përdorimin e aktiviteteve publike gjatë fushatës;

asfaltime dhe investime të pretenduara me karakter elektoral;

pretendime për përfshirjen e administratës dhe institucioneve arsimore në aktivitete elektorale.

Pas shqyrtimit, KQZ vendosi se për disa prej këtyre denoncimeve nuk u provuan shkelje të Kodit Zgjedhor.

2024

Vijuan kritikat për:

tenderët e rindërtimit;

administrimin e fondeve publike;

vonesa në disa projekte infrastrukturore.

Media dhe opozita publikuan artikuj investigativë mbi kontrata publike, por këto pretendime nuk përbëjnë në vetvete konstatime gjyqësore.

2025

U publikuan akuza për:

përdorimin e administratës publike gjatë fushatës parlamentare;

përfshirjen e punonjësve të institucioneve publike në aktivitete elektorale. Këto pretendime u pasqyruan në kallëzime dhe procese zgjedhore.

Vijuan polemikat mbi projektet e rindërtimit dhe prokurimet publike.

2026

Pas përmbytjeve në Durrës:

u depozitua një kallëzim në SPAK ndaj Emirjana Sakos për dyshime për “shpërdorim detyre”, lidhur me menaxhimin e investimeve dhe përmbytjeve.

Prokuroria e Durrësit raportoi sekuestrimin e dokumentacionit për disa tenderë dhe projekte infrastrukturore në kuadër të hetimeve për përmbytjet.

Disa media publikuan investigime mbi:

procedurat e tenderimit;

kontratat e rindërtimit;

pretendime për konflikt interesi dhe favorizim në prokurime publike. Këto mbeten akuza të publikuara në media dhe jo gjetje gjyqësore përfundimtare.

 

Të gjitha këto duket se kanë lëkundur shumë pozitat e Sakos,  e cila njihet edhe për “vakumin” e saj politik, kompesim që e ka bërë në fakt duke shmangur mediat dhe duke kijuar profilin e saj në media që edhe i sponcorizon.

Gjithsesi Dako është thërritur në detyrë dhe për herë të parë po faktorizohen edhe prurjet e LSI në PS të cilat në fakt Dako i ka përbuzuar ose luftuar, herë me shpulla burgu e herë me krevate spitali kur kishte aritmi ( edhe kur ka qenë drejtor hipoteke mbante njerin në krevat nga aritmia). Sipas burimit e vetmja gjë e sigurtë është se Sako mund të mos kandidojë dhe se Dako ka nisur rehabilitimin për të qenë mbështetës i saj para Ramës, ose në kërkim të një emri surprizë…që duhet ta mbështesë. Në mes tyre ai po merr këshilla për dy deputetët më të votuar, pasi do mjaftonin votat e të dyve për ta fituar bashkinë e Durrësit, ose si i quan vetë Dako, prezervativet e Gysit. (vijon)/ bulevardnews