“Edi Rama jep dorëheqjen, nuk të duam më”, janë këto thirrjet e qytetarëve në protestën e 53 kundër Ramës. Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit.
Eksperti i IT-së, Gent Progni, në fjalën e tij para Kryeministrisë, preku tema të ndryshme. Në protestën e 53-të, Progni theksoi se nesër para parlamentit do përdoren vetëm vezë dhe jo objekte të rrezikshme.
“Dua të jap një mesazh përbashkues. Në kohën e Enverit, i bëri spiuna brenda familjes. Në kohën e demokracisë, i përlyu të gjithë. Duhet të jemi të gjithë atje. Duhet t’u tregojmë që duhet të lahen më shpesh dhe të heqin atë të vezës. Kam një mesazh për Gonxhen. Këto janë vezë, nuk të vrasin, boll komentove në rrjetet sociale, si të ishe patronazhist. Policia të mos na provokojë, pasi ne do gjuajmë vetëm me vezë. Një mesazh edhe për kryeministrin, mos ke frikë nga veza, pasi vetëm veza mjafton të të tregojë sa i pisët je. Mos harroni që ne që jemi në shesh prej 53 ditësh meritojmë të përqafojmë njëri tjetrin dhe të paraqitemi në 8.30. Ne nuk do iu lejojmë të votoni ligjet”.







