Ballina Politika “Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci thirrje socialistëve: Jepni...

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci thirrje socialistëve: Jepni dorëheqjen e shkojmë në zgjedhje, ose do të kërcasë veza edhe në shtator

60
0

Deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, në fjalën e tij në Kuvend ka sfiduar socialistët që të japin dorëheqjen e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në ditën e 54 të protestës, që nisi me vezë dhe dhunë policore, kur një xhaxh me biçikletë tha mund t’u shpëtoni vezëve por jo urrejtjes së shqiptarëve
A e mendonit që do të mbyllej sesioni parlamentar duke ju pritur me vezë popullit, kjo ndodh sepse dëgjoni urdhrat e ustallarëve të vjetër, besoni përrallat me agjentura të huaja dhe injoroni protestën e rinisë.
Do të mbani përgjegjësi dhe ju.
Njerëzit aty jashtë kanë halle dhe drama reale. Punojnë nga dy punë dhe nuk mbyllin dot muajin, ndaj protestojnë e ju hedhin vezë ju. Njerëzit e kanë kuptuar që nuk ka kthim pas, duhet ta kuptoni dhe ju.
Sesioni i shtatorit do të nisë me vezë, Kështu do të vijojë edhe tetori e nëntori.
Hyni në zgjedhje, nëse merrni 100 mandate hallall e paçit pushtetin, unë jam dorëheqjen. Jua lirojnë karriget, por deri në atë moment do të kërrcasë veza”, tha ai.