Një foshnjë vetëm 7-muajshe ka humbur jetën më 21 korrik, ndërsa po transportohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, pas ngjarjes është nisur një procedim penal ndaj dy mjekëve pediatër të këtij spitali, Mikel Koti dhe Edmond Kotoni, pasi dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës në dy raste gjatë muajit korrik.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e të miturës.
Foshnja, sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme.







