Ballina Rajoni Alarm në qendër të Athinës/ Valixhe e dyshimtë në Monastiraki, policia rrethon...

Alarm në qendër të Athinës/ Valixhe e dyshimtë në Monastiraki, policia rrethon zonën

81
0

Një alarm është ngritur nga Policia Helenike pas zbulimit të një valixheje të dyshimtë në qendër të Athinës.

Sipas mediave greke, valixhja u gjet në zonën e Monastirakit, një nga pikat më të frekuentuara nga turistët dhe banorët e kryeqytetit.

Forca të shumta policie mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar perimetrin për arsye sigurie, ndërsa pritet edhe mbërritja e zjarrfikësve dhe njësisë speciale për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese (TEEM), e cila do të kryejë kontrollin e objektit të dyshimtë.

Për shkak të operacionit, autoritetet kanë vendosur kufizime në qarkullimin e automjeteve. Trafiku është ndërprerë në kryqëzimin e rrugëve Athinas dhe Voreou, Ermou dhe Agion Asomaton, si dhe Mitropoleos dhe Aiolou.

Masat e sigurisë dhe kufizimet në qarkullim do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e inspektimit të valixhes nga ekspertët e TEEM.