Ballina Kronika Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur...

Përplasen dy makina në Durrës, njëra përfundon e përmbysur, një i plagosur dërgohet në spital

108
0

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Nga aksidenti raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, një tjetër person është nxjerrë nga automjeti me vështirësi nga forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë në vendngjarje.