Një sulm me dronë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Moskë, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e dy viteve të fundit.
Sipas kryebashkiakut të Moskës, mbi 390 dronë shënjestruan rajonin e kryeqytetit rus nga ora 20:30 sipas kohës lokale të hënën deri në orën 06:30 të mëngjesit të së martës (03:30 GMT).
“Shumica u neutralizuan nga forcat e mbrojtjes ajrore në afrime të largëta, ndërsa 81 dronë armik u shkatërruan në afrimin drejt Moskës”, shkroi kryebashkiaku në kanalin e tij në rrjetet sociale Max.
Sulmi më i madh me dronë ndaj kryeqytetit rus ishte regjistruar më herët, nga mbrëmja e 6 korrikut deri në orën 06:00 të mëngjesit të 7 korrikut. Në atë rast, Sobyanin raportoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar mbi 430 dronë, përfshirë 36 në afërsi të Moskës.







