Ballina Kronika U plagos me frezibël teksa punonte në banesë, një person humb jetën...

U plagos me frezibël teksa punonte në banesë, një person humb jetën në Pogradec

67
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës në një banesë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke punuar në banesë kur u dëmtua aksidentalisht me një frezibël (troko).

Menjëherë pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.