Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka denoncoi sot gjendjen skandaloze të shërbimit shëndetësor në Vlorë, ku mungojnë pajisjet e shërbimeve bazë shëndetësore për qytetarët.
Deputeti demokrat denoncon se në Vlorë mungon densitometri, pajisja që shërben për matjen e dendësisë kockore, ndërsa nuk ofrohet as shërbimi i pneumonologjisë për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe mushkërive si dhe aparati i grafisë në poliklinikën e qytetit ndodhet jashtë funksionit.
Në postimin e tij Noka i jep përgjigje dhe pyetjes përse këto pajisje nuk zëvendësohen ose riparohen.
“Sepse paratë shkojnë në xhepin e Klodian Allajbeut në formën e koncensioneve dhe tenderave. I firmos letrat ministresha në letër, Evis Sala
Shërbimet shëndetësore mungojnë sepse paratë i shkojnë Allajbeut. Ai është mbi ministren dhe nën kryeministrin.
Ndërkohë Edi Rama u përsërit vlonjatëve të bëjnë durim” shkruan Noka.







