Ballina Aktualitet Qytetarët ndezin celularët nga sheshi i protestës kombëtare dhe i këndojnë kryeministrit:...

Qytetarët ndezin celularët nga sheshi i protestës kombëtare dhe i këndojnë kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen!

74
0

Një moment i veçantë dhe prekës nga protesta kombëtare e ditës së 63-të nga sheshi para Kryeministrisë, ka qenë edhe mesazhi që iu dha qeverisë.

Mijëra protestues nën apelin e aktivistit Edison Lika, në shenjë revolte për besën që kërkonte kryeministri Edi Rama, ndezën celularët dhe nisën t’i këndonin refrenin e këngës që është bërë aq shumë virale:

“Rama, jepe dorëheqjen!”.

Për disa minuta bulevardi ndriçoi nga dritat e mijëra celularëve dhe ushtoi nga kënga revolucionare.

“Shqipëria kërkon revolucion” “Ju erdhi fundi”, ishin thirrjet e tjera të qytetarëve.

Lika më tej lexoi edhe një thirrje për banorët e 15 bashkive që po shkrihen nga reforma Territoriale e PS. Ai apeloi që ata t’i bashkoheshin sheshit të protestës për të arritur qëllimin e tyre.