Ballina Aktualitet Vonesat në përfundimin e aeroportit të Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin...

Vonesat në përfundimin e aeroportit të Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës koncesionare

54
0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Burime për mediat konfirmohet nisja e procedurave të anulimit, teksa pohohet se shkak është bërë mospërmbushja e kontratës për respektimin e afateve për ndërtimin e aeroportit.

Kujtojmë se më herët, pas përplasjes mes kompanive kontraktuese për ndërtimin e aeroportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha ultimatum për përfundimin e punimeve dhe tejkalimin e vonesave, duke paralajmëruar anulimin në rast të kundërt si dhe gjoba drejt kompanive.