Ballina Aktualitet Shpëtohen tre turistët holandezë në Gjipe, babai me dy fëmijët humbën orientimin...

Shpëtohen tre turistët holandezë në Gjipe, babai me dy fëmijët humbën orientimin në mal

90
0

Tre shtetas holandezë, një baba së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, kishin humbur orientimin në zonën malore të Gjipesë.

Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Njësisë Speciale Delta nisën operacionin e kërkim-shpëtimit në terrenin e vështirë të Gjipesë.

Mësohet se, pas kontrolleve në zonë, tre turistët janë lokalizuar dhe nxjerrë nga terreni. Ata kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe, sipas informacionit paraprak, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët po transportohen drejt spitalit për një kontroll mjekësor.