Ballina Sport ​Milani dhe Interi barazojnë në derbin miqësor në Australi

​Milani dhe Interi barazojnë në derbin miqësor në Australi

48
0

Milani dhe Interi kanë barazuar 1-1 në derbin miqësor të zhvilluar në “Optus Stadium” në Perth, para 52.310 tifozëve.

Interi kaloi në epërsi në minutën e 52-të me golin e Federico Dimarcos, pas asistimit të Nicolo Barellas. Milani barazoi shtatë minuta para fundit, kur Christopher Nkunku realizoi nga penalltia e fituar pas një pasimi të Luka Modricit.

Pas ndeshjes, mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu, kundërshtoi vendimin e gjyqtarit për penalltinë, duke deklaruar se nuk ishte faull.

“E panë të gjithë, nuk ishte penallti”, deklaroi ai.

Takimi u hap me një ceremoni në nderim të legjendës së Milanit, Franco Baresi, ndërsa atmosfera u pasurua me interpretimin e këngës së njohur “Nessun Dorma”.

Pas këtij takimi, Milani do të përballet me Chelsean në Indonezi, ndërsa Interi do të luajë kundër Juventusit në Perth.