Ballina Aktualitet FOTO-LAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia therëse e protestuesve kundër...

FOTO-LAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia therëse e protestuesve kundër Ramës

61
0

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë.

Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh si një kritikë ndaj asaj që ata e konsiderojnë distancë mes qeverisë dhe shqetësimeve të qytetarëve.

Protestat në Sheshin “Skënderbej” vijojnë prej 67 ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë ndryshime politike dhe vazhdojnë të shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale.