Ballina Aktualitet Protesta e 67-të/ “Shkatërruan meritokracinë në Policinë e Shtetit”, qytetari: Regjimi katapulton...

Protesta e 67-të/ “Shkatërruan meritokracinë në Policinë e Shtetit”, qytetari: Regjimi katapulton persona që…

57
0

Në protestën e 67-të kundër qeverisë, një qytetar kritikoi ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit, duke deklaruar se ato dëmtojnë meritokracinë dhe ndikojnë në funksionimin e institucionit.

Sipas tij, zgjerimi i kompetencave të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit sjell demotivim te punonjësit dhe pasoja në sigurinë publike.

“Në seancën e fundit u miratuan disa ndryshime në ligjin për policinë e shtetit i kanë dhënë kompenteca drejtorit të përgjithshëm. Shkatërruan meritokracinë. Do të thotë të shkatërrosh policinë duke i dhënë një goditje këtij institucioni. Të gjithë punonjësit në këtë mënyrë demoralizohen dhe demoralizimi i këtij institucioni do të thotë më shumë krim në rrugë.

Ju po e shihni çfarë çarje ka mes SPAK, BKH e Policisë së Shtetit. Por çdo regjim mundohet të katapultojë persona që do zbatojë urdhra politikë dhe jo persona që do zbatojë ligjin. Kur të shporret kjo klikë do ndërtojmë institucionin e policisë të saktë. Do të ja kthejmë Policinë e Shtetit vendit…Burra e gra, frontin mos e lëshoni”, tha një tjetër qytetar në protestën e 67 kundër kryeministrit Edi Rama.