Ballina Lifestyle Zara Larsson “çmend” fansat me pozat provokuese

Zara Larsson “çmend” fansat me pozat provokuese

74
0

Zara Larsson çmendi fansat, teksa pozoi me një bikini të vogël ngjyrë të verdhë të çelët, duke futur kartëmonedha dollarësh në të brendshmet e saj.

Këngëtarja e hitit “Lush Life”, 28 vjeçe, publikoi një seri fotosh provokuese ku shihej duke pozuar në dysheme, pas performancës së saj në Lollapalooza Chicago.

Zara tregoi figurën e saj të tonifikuar me veshjen e plazhit të zbukuruar me detaje, të cilën e kombinoi me këpucë të bardha me rripa, shkruan The Sun.

Krijuesja e hitit “Midnight Sun” i kishte stiluar flokët me onde të lirshme dhe dukej gati për skenë me grimin e syve në ngjyrë rozë me shkëlqim.

Ylli suedez i muzikës pop pozoi me krahët e hapur teksa ishte shtrirë në dysheme, duke qeshur drejt kamerës.

“Një kujtim i paharrueshëm për mua!!! Kam derdhur një lot për ditën e djeshme… Jam shumë mirënjohëse! I dua njerëzit”, shkroi ajo në përshkrimin e fotove.

Zara shtoi: “Më pëlqen të këndoj. Më pëlqen të kërcej!!! Lollapalooza Chicago përgjithmonë. Fotografuar nga @robinboee.”