Kreu i LZHK Dashamir Shehi duke folur për ndarjen e re territoriale në Shqipëri, theksoi se vendi ka nevojë për më shumë bashki dhe më pak qarqe.
I ftuar në nje studio televizive Shehi, e konsideroi të ekzagjeruar faktin që një vend me afro 2 milionë njerëz, ka 12 qarqe.
“Sa duhen shtuar bashkitë, 20-30 jo më tepër. Pushteti i nivelit të dytë është i ekzagjeruar në Shqipëri, 12 qarqe, 2 milionë vetë me 12 qarqe! Me një diferencë të madhe numerike. Bëji 4-5 që të ketë eficencë aty më të madhe dhe jepu atyre më shumë kompetenca.
Shto 20-30 bashki më shumë. Bëji 80-90 bashki. Pra ndiq principin, pastaj sa do dalin është tjetër gjë, e nxjerr ajo. Të përfaqësojnë zona të ndryshme, me specifike të ndryshme. Ti i ke futur në një vend të gjithë, si atë që do ruajë delet, si atë që do mbjelli misër, dhe që do bëjë arkitekturën”.
Dashamir Shehi po ashtu vuri në dukje nevojën për ndarjen e fshatit nga qyteti.







