Ballina Europë Tezja dhe nipi gjenden të vdekur në një apartament në Napoli, mister...

Tezja dhe nipi gjenden të vdekur në një apartament në Napoli, mister rrethanat e ngjarjes

74
0

Dy persona janë gjetur të pajetë në një apartament në Portici, në provincën e Napolit.

Viktimat janë një grua 82-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar, të cilët, sipas informacioneve paraprake, ishin teze dhe nip.

Trupat u zbuluan në një banesë në Piazzale Divina Provvidenza. Sipas hetimeve të para, vdekja e tyre dyshohet të ketë ndodhur disa ditë përpara se të gjendeshin.

Karabinierët dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas autoriteteve, trupat u gjetën të shtrirë në dysheme pranë shtratit dhe ishin në gjendje dekompozimi. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e viktimave, ndërsa nuk janë gjetur as gjurmë hyrjeje me forcë në apartament.

Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, trupat janë dërguar në morgun e Spitalit Policlinico të Napolit, ku do t’u nënshtrohen autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas të dhënave paraprake, trupat mund të kenë qëndruar në apartament për rreth pesë ditë para se të zbuloheshin.