Ballina Kronika Detaje tronditëse nga vrasja e ushtarakut, autori dhe viktima ishin shokë, i...

Detaje tronditëse nga vrasja e ushtarakut, autori dhe viktima ishin shokë, i arratisuri me precedentë! Ende i panjohur motivi i krimit

68
0

Detaje tronditëse janë zbuluar nga dinamika e krimit të ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku mbeti i vrarë ushtaraku Johan Zuko, 20 vjeç.

Paraprakisht mësohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë fëmijërie, por mbetet mister shkaku që i ka futur deri në një konflikt gjakderdhës.

Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen.

Policia vendore tha se e ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa po kryhen kontrolle të shtuara në akset rrugore dhe zonat përreth.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e bizneseve dhe objekteve përgjatë itinerarit të ngjarjes dhe skenës së krimit, pasi rezulton se autori e ka ndjekur shënjestrën nga pas me vrap dhe ky i fundit u përpoq të fshihej mes pallateve. Zuko rezulton se është ushtarak i Forcave të Armatosura.