Gjatë një feste të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit të Lushnjes, një grup të rinjsh kanë surprizuar me thirrjet e tyre politike.
Mes atmosferës festive, të rinjtë kanë nisur të thërrasin: “Rama, jep dorëheqjen!”, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Thirrjet vijnë në një kohë kur protestat dhe kundërshtimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë të jenë të pranishme në skenën publike shqiptare.







