Antonio Banderas ka folur hapur për vendimin për t’u larguar nga Amerika dhe për t’u rikthyer në vendlindjen e tij, Malaga, më shumë se 20 vjet pasi u zhvendos në SHBA.
Aktori 65-vjeçar u transferua atje në vitin 1995, pasi u dashurua me aktoren Melanie Griffith.Banderas tregoi se ataku në zemër që pësoi në vitin 2017 ndryshoi mënyrën se si e shihte jetën, shkruan DailyMail.
“Infarkti im në zemër ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time”, tha ai, duke e cilësuar si një kujtesë të fortë për atë që kishte vërtet rëndësi.
“E dija që Malaga ishte atje, qyteti im i lindjes. Nuk duhej të isha në Malibu, por në Malaga”, u shpreh aktori.
Tashmë Banderas jeton në Spanjë me partneren e tij, Nicole Kimpel, dhe drejton teatrin e tij, Teatro del Soho.
Për jetën pas rikthimit në vendlindje, ai tha: “Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur”.







