Ballina Aktualitet Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

75
0

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve.

Burime bëjnë me dije se Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra.

Arsyet e dorëheqjes mbeten ende të paqarta. Largimi i Carës vjen në një moment kritik për shërbimin zjarrfikës, teksa strukturat në terren vijojnë përballjen me vatrat e zjarrit në disa zona të vendit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me motivet e dorëheqjes apo për emrin që do ta zëvendësojë atë në krye të Shërbimit Zjarrfikës.