Ballina Sport Eloisa Coiro vendos rekord italian në 800 metra, pas 46 vitesh thyen...

Eloisa Coiro vendos rekord italian në 800 metra, pas 46 vitesh thyen rekordin e Gabriella Dorios

61
0

Atletja Eloisa Coiro, 25-vjeçarja nga Roma, e përfundon garën me kohën 1’57”56 minutë dhe në 800 metra thyen rekordin italian të Gabriella Dorios, e cila me kohën 1’57”66 e kishte vendosur këtë rekord 46 vjet më parë, më 5 korrik të vitit 1980.

Në Birmingham zhvillohet dita e dytë e Kampionatit Evropian, me plot 130 atletë italianë në garë.

Nadia Battocletti kërkon fitoren në garën e 5000 metrave.

Në kërcimin së larti për meshkuj, finalja do të zhvillohet me 13 atletë, ndërsa Italia do të ketë katër përfaqësues: Sioli dhe Tamberi kalojnë lartësinë 2,23 metra, ndërsa Stronati dhe Falocchi kalojnë 2,19 metra.