Ballina Sport Notarja 19-vjeçare italiane bën mrekullinë në Europian

Notarja 19-vjeçare italiane bën mrekullinë në Europian

68
0

Notarja italiane Sara Curtis, në garat e Kampionatin Evropian të Notit, turne që po zhvillohet në Paris, ka vendosur rekord të ri botëror në disiplinën e 50 metrave shpinë.

19-vjeçarja e dominoi gjysmëfinalen e 50 e këtij stili, duke përfunduar e para në baterinë e saj dhe duke vendosur një rekord të ri botëror. Ajo dha kohën 26”63.

Curtis e përmirësoi me 23 të qindtat rekordin e mëparshëm botëror të australianes Kaylee McKeown (26.86), të vendosur në tetor të vitit 2023 në Hungari.

“Është çmenduri, nuk di çfarë të them. Ndoshta është ëndrra ime e jetës. Thashë, ‘do ta bëj këtë garë dhe do të shtyj deri në metrin e fundit’, ndaj jam e lumtur”, tha Curtis.