Megan Fox ka reaguar ndaj kritikave për fotografitë e saj të fundit, pasi një përdorues në rrjetet sociale e kritikoi për publikimin e imazheve provokuese në moshën 40-vjeçare.
Aktorja publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqet me një bluzë të zezë pa rripa, tanga dhe geta prej gëzofi, të kombinuara me një xhaketë të gjelbër prej leshi. Postimi mori më shumë se një milion pëlqime, por krahas mbështetjes nuk munguan as komentet negative.
Një përdorues shkroi se “askush nuk dëshiron të shohë një 40-vjeçare pothuajse të zhveshur”.
Fox nuk zgjodhi të përfshihej në një debat të gjatë, por iu përgjigj shkurt: “Atëherë mos i shiko, motër.”
Përgjigjja e saj mori mbështetje të madhe nga ndjekësit, të cilët dolën në mbrojtje të aktores. Një tjetër komentues i tha kritikut: “Mos fol në emrin tonë”, ndërsa një tjetër theksoi se qindra mijëra njerëz nuk ishin dakord me të.
Ky nuk është rasti i parë që Fox përballet me komente të tilla. Vetëm pak javë më parë, ajo kishte publikuar fotografi me të brendshme të zeza transparente dhe një vello, duke nxitur sërish reagime për mënyrën se si paraqitet në rrjetet sociale.
Në atë rast, një përdorues e kishte kritikuar duke e cilësuar sjelljen e saj si “jashtëzakonisht të turpshme për një nënë 40-vjeçare”.
Megan Fox është nënë e katër fëmijëve. Nga martesa me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, me të cilin u nda në vitin 2020, ajo ka tre djem. Ndërsa me Machine Gun Kelly, emri i vërtetë Colson Baker, ka një vajzë, Saga Blade Fox-Baker, e cila lindi në mars të vitit 2025.
Fox dhe Kelly u fejuan në vitin 2022.
Aktorja ka folur edhe më herët për komentet mbi pamjen e saj dhe seksualizimin që ka përjetuar gjatë karrierës, veçanërisht pas rolit të saj në Transformers. Ajo ka treguar gjithashtu se vendos kufij të caktuar në zgjedhjen e roleve, duke marrë parasysh edhe përmbajtjen që nuk do të dëshironte që fëmijët e saj ta shihnin.






